Ekskluzivisht për TAR/Rrugëtimi i Stivi Ushes si artist dhe gjithçka rreth këngës së tij më të re, “Nëse vij”!
Sot i ftuar në emisionin “Live from Tirana” ishte këngëtari i njohur Stivi Ushe për të na folur rreth projektit më të fundit të tij muzikor. Fillimisht, si ka lindur pasioni për muzikën për Stivin?
Është dashur të përshtatesh në disa aspekte të muzikës. Gjatë rrugës kupton që po e bën edhe për ata që e konsumojnë muzikën por kryesore mbetet ajo çka buron nga brenda. Unë komercialen e përqafoj, e pëlqej, jam produkt i asaj që dëgjoj, nëse e dëgjoj do e bëj dhe ka hapësira edhe për të eksperimentuar, aty shfaqen grimcat e mia por qëndrohet gjithmonë në një linjë.
Si ka lindur kënga më e re e Stivit e titulluar “Nëse vij”?
Erdhi shumë rastësisht. Une dhë producenti i këngës ishim në studio, ai po luante piano dhe më tha provo diçka se duket bukur. Lindi me ‘lalala’ dhe pastaj normalisht u rregullua, doli teksti. Unë gjithmonë kam dashur të bëj diçka me motive shqiptare dhe doli ky projekt që është më i miri që kam deri më tani, e kanë pëlqyer dhe ka marrë shumë suport nga mediat dhe njerëzit që e dëgjojnë dhe më komplimentojnë. Ky është projekti i 5 i lançuar, të gjitha janë lançuar gjatë kësaj periudhe.
Hapësira kohore muzikore do menaxhuar mirë dhe këtë po e mësoj dita ditës dhe mendoj se ka pasur disa projekte që mund të lançoheshin në data të mira por sa do të rrojmë do të mësojmë, që të jemi gjithë kohës ne veshin e dëgjuesit. Është e vështirë rruga e muzikës por mëson të mos dorëzohesh, unë e bëj për pasion, jo për numra dhe famë pavarësisht se vjen me kalimin e kohës. Mua më ushqen procesi i të bërit muzikë, fjalët e mira dhe këto janë kryesorja. Do vij edhe momenti i shumëpritur që çfarëdo që të lançosh do të pëlqehet.
Sa i rëndësishëm është videoklipi për një këngë?
Janë disa këngë që hijeshinë e tyre e kanë nëse realizohet një klip i bukur. Në rastin e këngës sime të re klipi ishte i përshtatur me këngën, si një film i vogël dhe i ka dhënë ndriçim.
Nëse dikush të thotë që zëri jot ngjason me dikë tjetër si ndjehesh?
Të gjithë njerëzit më kanë krahasuar me Ylli Limanin. Në fillim më vinte mirë por kur ta thonë 100 herë bëhet pak si kshu(qesh) por nuk është problem. Unë kam origjinalitetin tim, edhe pse bëjmë të njëjtën rrymë, kemi të njëjtën ngjyrë zëri por secili ka atë rrugëtimin e tij.
A ja vlen të bësh një këngë për një festival?
Festivale si Top Fest, Kënga Magjike apo RTSH janë si maratonë që janë pranë publikut për një farë periudhe dhe nëse je pjesë do të përqafohesh më shumë si artist, të rrisin më shumë artistikisht.
A do të kemi projekte të reja nga Stivi?
Së shpejti do të sjellë sa më shumë materiale dhe shpresoj që publiku t’i pëlqejë.