Rita Ora dhe Kim Kardashian lënë pas mëritë e së shkuarës, shfaqen bashkë në Milano
Për ata që kanë harruar historinë romantike të Rita Orës, këngëtarja me prejardhje shqiptare pati një lidhje të shkurtër më ëëllain e Kim Kardashian, Rob Kardashian.
Këngëtarja u nda nga Rob në dhjetor 2012 pas një lidhjeje të shkurtër që zgjati vetëm disa muaj.
Pas ndarjes, Rob shkroi në Tëitter për të akuzuar 23-vjeçaren Rita se e kishte tradhtuar me “20 burra”.
Aso kohë në media raportohej se Kim, ishte e zemëruar me mënyrën se si vëllai i saj u trajtua nga Rita.
Tani vitë më vonë, Rita dhe Kim u panë sërish bashkë. Të dyja ishin ndër personazhet e famshëm që kryesuan listën e të ftuarve special në Javën e Modës në Milano.
Miliarderja u takua me Ritën, në eventin e mbushur me yje dhe duket se të dyja kanë qetësuar ujërat, pasi pozuan në një fotografi të përbashkët.