Ardian Bujupi rikthehet me ish-të dashurën?, Balerina e njohur dhe këngëtari shqiptar shfaqen sërish bashkë!
Ardian Bujupi duket të jetë rikthyer me ish-të dashurën e tij, balerinën Sabrine Khan.
Dyshimet u shtuan pasi dyshja filluan të postojnë foto e video sërish së bashku.
Ndjekës të shumtë e kanë komentuar ndërsa balerina ka thënë se ata janë vetëm shokë.
Zërat rreth lidhjes së tyre filluan pas këngës së artistit shqiptar “Modela” që u publikua në muaj të 2020, ku Sabrine u shfaq si protagoniste. Pas klipit ata u panë shpesh së bashku e nuk i kursyen fotot krah njëri-tjetrit në rrjetet sociale. Madje, ata publikuan disa video mjaft të dyshimta, ku lihej të kuptohet se ndoshta edhe bashkëjetonin dhe se e kaluan bashkë izolimin nga Covid-19 asokohe.
Madje për ditëlindjen e modeles autori i hitit “Çika Çika” publikoi një foto ku shihen së bashku në një dhomë gjumi.
Mirëpo gjërat mes tyre duket se patën një krisje dhe dyshja prej kohësh nuk shfaqeshin më bashkë.
I ftuar në “Shiko kush luan” muaj më vonë, Ardiani u pyet se si e ka emrin “Julieta” e tij dhe artisti tha “Sabrine”.
“Julieta” nuk i referohej të dashurës si zakonishte ku paralelizohen historia e dashurisë mes “Romeo dhe Juliet”, por këngës së artistit me titullin “Juliet”.
Në këtë këngë, Ardiani flet për një lidhje të shkuar dhe që tashmë kanë mbetur vetëm fotot mes dy ish-partnerëve. Pra, ai konfirmoi se mes tij dhe balerinës ka patur një romancë që ka marrë fund dhe ai i ka dedikuar një këngë.