U zëvendësua me Sarah Berishën në ‘’Kosherja’’, reagon Jona Spahiu ‘’Ky nuk do të ishte emisioni im i jetës’’

vovalbania February 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U zëvendësua me Sarah Berishën në ‘’Kosherja’’, reagon Jona Spahiu ‘’Ky nuk do të ishte emisioni im i jetës’’

‘’Kosherja show’’ do të nisë me sezonin e ri së shpejti por me një moderator të re.

Krah Bes Kallakut në shoun humoristic tani e tutje do të jetë Sarah Berisha.

Blogerja ka bërë publik lajmin ditën e djeshme duke u shprehur tejet e lumtur dhe e nderuar për mundësinë që iu dha.

E një ditë pas përmes llogarisë e saj në Instagram ka reaguar moderatorja e deritanishme e programit, Jona Spahiu.

Nëpërmjet një interviste me ndjekësit e saj në “Instagram”, Jona ka zbuluar se pse nuk është më pjesë e emisionit duke thënë se ka plane të tjera në jetë e në biznes.

“Zgjodha mos të jem më pjesë në ‘Koshere’ sepse kam plane të tjera në jete dhe biznes. Ishte përvojë e bukur dhe argëtuese, por kaq! Ky nuk do të ishte emisioni im i jetës. Faleminderit për fjalët e bukura, nuk kam nevojë të jem në TV që t’ju kem në zemër.”- ka rrëfyer ajo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48251 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE