Veshje me rrjetë, trendi më i fundit në showbiz-in shqiptar dhe të huaj!

vovalbania March 02, 2022 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Veshje me rrjetë, trendi më i fundit në showbiz-in shqiptar dhe të huaj!

Kur bëhet fjalë për trend në veshje, vajzat e showbiz-it shqiptar dhe të huaj, dinë ta vendosin mirë një të tillë. Duket se së fundmi ato po vendosin një trend të ri, pikërisht veshjen me rrjetë. Më poshtë kemi përmendur pesë yje të showbiz-it të huaj dhe pesë nga ai shqiptar, që kanë vendosur ta përhapin këtë trend.

Kendall Jenner

Kendall Jenner është një modele shumë e pëlqyer dhe e komentuar. Motra e familjes Kardashian-Jenner gjithnjë tërheq vëmendjen me look-un e saj dhe duket se të njëjtën gjë ka bërë edhe këtë herë. Jenner ka vendosur rrjetë në pjesën e përparme të fytytës, duke e çuar këtë look në tjetër nivel.

Rihanna

Shumë e komentuar së fundmi, Rihanna shtatzënë ka vendosur një standard të ri në nënat në pritje. Ajo gjithnjë ka guxuar me veshjet e saj, por këtë herë Rihanna ka vendosur të ‘zhvishet’ më shumë, siç vetë është shprehur në një deklaratë, për të thyer tabutë e vendosura për vajzat shtatzëna. Një foto e postuar së fundmi, tregon Rihanna-n shtatzënë me një veshje me rrjetë, thjesht mbresëlënëse.

Madonna

Madonna është një artiste shumë e dashur, por që shpeshherë është komentuar për fotot e saj të guximshme. Këtë herë, një tjetër postim i saj ka bërë bujë me një veshje me rrjetë të zezë, ku Madonna shfaq trupin e saj në çdo dimension duke sfiduar moshën e saj.

Bella Hadid

Bella Hadid është një modele shumë e dashur, e cila jo vetëm di të sfilojë mirë, por ka vërtetuar se ka shumë shije dhe njohuri në botën e modës. Bella ka veshur një bluzë me rrjetë të kuqerremtë, me një prerje të çuditshme, që padiskutim ka ‘rrëmbyer’ pëlqimet e të gjithëve.

Megan Fox

Çdo postim i Megan Fox është komentuar pasi ylli nuk ka patur frikë të guxojë me veshjet apo look-un e saj. Këtë herë Megan ka pozuar me një bluze me rrjetë dhe me një prerje që shfaq dekoltenë e saj. Një postim që ka marrë shumë pëlqime dhe komente të fansave të Megan.

Xhemi Shehu

Xhemi Shehu njihet për veshjet e saj shumë të bukura dhe të komentuara. Kur bëhet fjalë për showbiz-in shqiptar, padiskutim që Xhemi përfshihet në ato vajza shqiptare që ka fituar zemrën e publikut jo vetëm me profesionin e saj, por edhe me pamjen e kuruar në tërësi. Në një postim të saj, Xhemi shfaqet me një bluzë të zezë me rrjetë, që shfaq stilin e saj unik.

Bleona Qereti

Kur bëhet fjalë për showbiz-in shqiptar, Bleona Qereti përfshihet te më të guximshmet. Veshjet e saj kanë qenë gjithnjë shumë të komentuara dhe të pëlqyera nga fansat. Edhe Bleona ka veshur rrjetë në një postim të saj, por ndryshe nga shumica prej yjeve në këtë listë, ajo ka zgjedhur ngjyrën e bardhë.

Elita Rudi

Kur bëhet fjalë për trende në veshje, duket se vajzat shqiptare dinë t’i vendosin më mirë ato. Elita Rudi është një tjetër yll i showbiz-it shqiptar që ka guxuar me veshjen e një rrjete në ngjyrë ndryshe nga ajo e zeza. Në një dalje në “Për’puthen”, Elita ka zgjedhur rrjetën në ngjyrë të gjelbër për të shkëlqyer.

Bora Zemani

Shumë e dashur dhe e pëlqyer nga publiku shqiptar, Bora Zemani gjithashtu bën pjesë në këtë listë. Pikërisht në ditën e fundit të dhjetorit, Bora Zemani ka zgjedhur një fustan rrjete në ngjyrë të argjendtë për të ‘rrëmbyer’ shikimet e të gjithëve.

Beatrix Ramosaj

Beatrix Ramosaj e kemi parë shumë herë të veshur shkëlqyeshëm në shtëpinë e “Big Brother Vip”, duket se ylli shqiptar di shumë mirë si të vishet me stil. Pa guxuar shumë me ngjyrën e zezë, prerja e bluzës se zezë me rrjetë e Beatrix, është një tjetër trend i momentit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE