Pas zhurmës që shkaktoi, Ermal Mamaqi: “Borës i është rritur tangërlliku, ndërsa Trixa është e …”

vovalbania March 04, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas zhurmës që shkaktoi, Ermal Mamaqi: “Borës i është rritur tangërlliku, ndërsa Trixa është e …”

Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar ABC ku ka folur edhe për zhurmën që shkaktoi me hyrjen e tij në Big Brother, ku u shpreh se Bora do ishte pjese e serialit HOT dhe batutat vijuan më tej, kaq mjaftoi që të krisej dhe marrëdhënia e Trixës me Donaldin.

“Ishte një batutë kaq e thjeshtë që unë ta kisha menduar se do të bëhej virale do ta bëja më të fortë. Do të kisha marrë ndonjë bluzë të Borës dhe do të thoja ‘I Love You Bora’. Kjo do të ishte skandal,” tha Ermali.

Ai sqaroi se nuk ka kontaktuar fare me Beatrixën.

“Trixën e njoh që kur ka qenë e vogël, njoh familjen, tezen. E di që është një vajzë shumë e mirë. Ndoshta ngaqë ka qenë gjithmonë në përkujdesin e familjes, ndonjëherë pëlqen që, në kuptimin e mirë të fjalës po e them, të llastohet. I shkon ky por besoj se e ka kuptuar se nuk ishte për të. Nuk kam folur me të por jam i sigurt se nuk ka asnjë kundërshti kundrejt meje”, tha Ermali.

Ndërkaq, kur u pyet a do të jetë Bora vërtetë në serialin e tij, ai u përgjigj me shaka se i është rritur tangërlliku dhe çmimi prej vëmendjes që ka marrë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48379 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE