Nuk u largua për të ushqyer kafshët, qëllohet për vdekje nga ushtarët rusë 26-vjeçarja në Ukrainë, mesazhet prekëse të miqve e familjarëve

vovalbania March 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk u largua për të ushqyer kafshët, qëllohet për vdekje nga ushtarët rusë 26-vjeçarja në Ukrainë, mesazhet prekëse të miqve e familjarëve

Një aktiviste për mbrojtjen e kafshëve është qëlluar për vdekje nga ushtarët rusë, pasi refuzoi të evakuohej nga qyteti i saj. Anastasiia Yalanskaya, u vra së bashku me dy kolegë të saj, teksa po dërgonin ushqim në një qendër trajtimi për qentë në Bucha.

Familja e saj tha se tre vullnetarët ishin qëlluar me breshëri plumbash nga një distancë e afërt nga ushtarët. Ata pretenduan se rusët po vrasin qëllimisht civilë, në përpjekje për të dobësuar rezistencën qytetarë. Raportohet se Anastassia kishte refuzuar pë t’u larguar drejt një vendi të sigurt. Aryseja kanë qenë dashuria për kafshët dhe kujdesi që duhej t’i ofronte.

  • foto galeri

“Ajo ishte një nga qeniet njerëzore më të mira që kam njohur. Ishte e përkushtuar, e gatshme për të ndihmuar miqtë e të afërmit sa herë që kishin nevojë. I donte kafshët. Kishim një qen e një mace, ajo ishte partnerja më e mirë që kam pasur ndonjëherë në punë”, tha kolegu i gruas.

Ndërsa pushtimi hyn në ditën e tij të 12-të, zyrtarët e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar besojnë se trupat ruse kanë bërë përparime minimale gjatë 48 orëve të fundit – dhe trupat e Putinit u dëbuan nga Chuhuiv.

Por ka frikë se ‘korridoret humanitare’ – të krijuara për të ndihmuar refugjatët të largohen nga luftimet – janë thjesht një mënyrë për Rusinë për të manipuluar situatën me korridoret që i detyrojnë ata të dalin përmes Bjellorusisë ose Rusisë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 52597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE