Krah emrave të muzikës evropiane/ Ylli Limani dhe Fifi kanë një rol të rëndësishëm për këtë shtet në “Eurovision 2022”

vovalbania March 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Krah emrave të muzikës evropiane/ Ylli Limani dhe Fifi kanë një rol të rëndësishëm për këtë shtet në “Eurovision 2022”

Kohët e fundit, fama e këngëtarëve shqiptarë ka arritur në një tjetër nivel! Ata nuk janë të njohur vetëm në Shqipëri, por edhe përtej saj. Këngët dhe projektet e tyre po dëgjohen dhe shiten edhe përtej kufijve.

Së fundmi, këngëtarët e dashur për publikun, Ylli Limani dhe Fifi, kanë luajtur një rol shumë të madh në krijimin e këngës së Qipros në “Eurovision 2022”.

Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë Ylli Limani, me anë të një postimi në “Instastory”.

“Unë dhe Fifi krijuam melodinë për këngën e Qipros në ‘Eurovision 2022’, përkrah shumë emrave të mëdhenj të muzikës europiane. Fatjon Miftari e ka bërë producimin. Me fat që kam qenë pjesë e këtij ekipi të mrekullueshëm”, përfundoi Ylli.

Kënga e Qipros në “Eurovision 2022” këndohet nga Andromache dhe mban titullin “Ela”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48622 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE