Ruslana jep një premtim: Kur të mbarojë lufta do të vij në Shqipëri

vovalbania March 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ruslana jep një premtim: Kur të mbarojë lufta do të vij në Shqipëri

Këngëtarja e njohur ukrainase, Ruslana e cila u bë e njohur për shqiptarët pasi fitoi Eurovision-in në vitin 2004, ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Rudina” ku tha se dëshira e saj e vetme është fitorja dhe liria. Ajo tregoi se ajo dhe familja e saj janë mirë por po qëndrojnë në qytete të ndryshme të Ukrainës.

“Unë nuk kam parë kurrë të gjithë pallatet e sheshuara. I kanë bombarduar të gjitha me armë. Jetimoret, spitalet, maternitetet. S’e kam parë këtë skenë në asnjë film të tmerrshëm.”, tha Ruslana. Më tej ajo bëri dhe një premtim teksa tha se kur të mbarojë lufta do të vijë në Shqipëri.

“Ju për ne jeni vëllezër e motra. Ne kemi të ngjashëm mentalitetin. E duam shumë tokën tonë. Do doja ta thosha, e rëndësishme që jemi të gjithë bashkë.”, tha ajo mes të tjerash. “Mos harroni që unë ju dua shumë dhe kur të mbarojë lufta do vij tek ju me “Wild Dances”. Ju falënderoj!’, përfundoi ajo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 55497 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE