Një projekt i bukur po vjen! Rudina Magjistari dhe Andriola Kambo prezantojnë “MUZA Competition”

vovalbania March 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një projekt i bukur po vjen! Rudina Magjistari dhe Andriola Kambo prezantojnë “MUZA Competition”

Nëse keni ëndërr t’i bëheni dizajner dhe të nisni një karrierë në këtë fushë artistike, ka një ftesë për të gjithë të rinjtë e talentuar në mbarë trojet shqiptare! Një projekt që bashkon tradicionalen dhe modernen nis së shpejti.

Në kuadër të Tiranës si Kryeqytet Europian i të Rinjve 2022, Unioni i Bashkive shqiptare në Rajon ka lançuar dje projektin “MUZA COMPETITION”.

Ky është një projekt i ideuar nga Drejtoresha Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, Andriola Kambo  dhe producentja e moderatorja Rudina Magjistari, të cilat prezantuan projektin dedikuar të gjithë të rinjve pasionantë dhe profesionistë, në ri jetëzimin e elementeve etnografikë në fushën e fashion-dizajnit.

Këtë herë të gjitha mendjet “youth” do të jenë pjesë e këtij kompeticioni që mbart vlerat e kostumografisë dhe detajeve artizanale shqiptare.

“Muza Competiton” i dedikohet të rinjve nga mosha 18-35 vjeç nga gjithë qytetet shqipfolëse të rajonit dhe të Ballkanit Perëndimor, për t’u ofruar atyre një spektër më të gjerë mundësish profesionale që synojnë nxitjen e punësimit në ekonomitë krijuese, nxitjen e krijimit të bizneseve të reja në këtë fushë, apo zgjerimin e bizneseve aktuale.

Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022 do të jetë një stimul për të shfaqur më të mirën.

Projekti do te kalojë në 3 faza dhe aplikantët më të mirë do të përzgjidhen nga juria e përbërë nga anëtarët si më poshtë:

Fadil Berisha

Aferdita Onuzi

Emina Çunmulaj

Valdrin Sahiti

Enada At’Nikolla

Helidon Haliti

Për më shumë informacion rreth projektit dhe aplikimit në konkursin “Muza Competiton” mjafton të klikoni në këtë link: https://muzacompetition.com/.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE