Me lot në sy, Fedez tregon se vuan nga një sëmundje e rëndë

vovalbania March 18, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Me lot në sy, Fedez tregon se vuan nga një sëmundje e rëndë

Fedez i ka habitur dhe prekur të gjithë ndjekësit me videot e fundit të publikuara në Instagram., reperi pranon se ka një problem shëndetësor

Reperi i njohur italian ka pranuar publikisht se vuan nga një sëmundje e rëndë. Me sytë e përlotur dhe zërin që i dridhet, ai ka treguar se me këtë video në Instagram do çlirojë veten.

“E bëj këtë video me shpresën se do më bëjë edhe mua mirë. Fatkeqësisht kam zbuluar një problem shëndetësor, (edhe pse në kohën e duhur), që përfshin një rrugë të gjatë e të rëndësishme që do më duhet të marr, por nuk jam ende gati të flas për të.

Kur e zbulova këtë që kam, lexova historitë e të tjerëve dhe më dhanë forcë. Nëse historia ime do arrijë t’i japë mbështetje edhe dikujt që nuk është mjaftueshëm me fat që të ketë një familje si e imja, atëherë do i jepja kuptim gjithçkaje që po kaloj”, ka thënë Fedez.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 58987 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE