Vajzat që duam! Dafina Zeqiri i del në krah Beatrix Ramosaj…
Beatrix Ramosaj prej muajsh tanimë është një emër shumë i komentuar në media për gjithë eksperiencën e saj në ‘BBV’ duke filluar nga historia me Donaldin e së fundmi pas daljes për ndarjen që përflitet mes tyre. Pak javë më parë, bukuroshja publikoi këngën ‘Faj’ dedikuar aktorit, që mesa duket nuk ishte aq fatsjellëse për dyshen.
Mirëpo, përpos eksperiencës në ‘BBV’ duket se Trixa do të vazhdojë karrierën e saj normalisht në muzikë. Dihet tanimë shoqëria e saj e mirë me këngëtaren Dafina Zeqiri dhe disa Instastory të hedhura nga bukuroshja dhe vëllai i saj para disa ditëve na bëjnë të dyshojmë për një bashkëpunim mes tyre.
E teksa është përfolur kaq shumë së fundmi lidhur me këtë, duket se ndjeshmëria e ndjekësve ndaj historisë Trixa-Donald është ende shumë e madhe, aq sa edhe ndjekësit e Dafit ‘i janë kthyer kundër’ dhe artistes.
Teksa bukuroshja ka shpërndarë një video humoristike në TikTok, komentuesit janë ‘sulur’ me ofendime ndaj Trixa-s dhe Dafi jo vetëm që nuk ka zgjedhur të heshtë, por dhe i ka dalë në krah publikisht mikeshës së saj.
Ruaje për cfarë? A e keni seriozisht sidomos ju femra që komentoni kështu për një femër tjetër? Nuk kam nevojë kërkond me rujt! Kurgjo me zor nuk shkon! Stop bullizimit! Stop kësaj gjëje pa lidhje! Ose largohuni nga faqja ime! Idiot