Alketa Vejsiut i ndodh një situatë e pakëndshme dhe kërkon ndihmën e ndjekësve!
Alketa Vejsiu është një nga moderatoret më të pëlqyera të televizionit prej shumë vitesh tanimë. Jo rrallëherë, prezantuesja bën ‘biseda online’ me ndjekësit duke zbuluar shumë detaje nga jeta e saj të cilat shpesh bëhen kryefjalë nëpër portale.
Së fundmi, me anë të një postimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram, prezantuesja ka treguar një incident që i ka ndodhur gjatë një prej udhëtimeve të saj. Teksa ka hapur një ‘Ask’, Alketa ka pyetur ndjekësit e saj nëse i ka ndodhur ndonjëherë një situatë si e saja ku i ka humbur valixhja dhe nuk ka marrë asnjë informacion se ku ndodhet.
Më ka humbur valixhja në Vjenë dhe prej 4 ditësh në Sistemin e Gjurmimit, asnjë përditësim. Nëse keni eksperienca të ngjashme më thoni si keni vepruar?
E pyetur nga një ndjekës se cilat emisione është ftuar të drejtojë, por ka refuzuar ajo ka treguar se ka refuzuar një të tillë në Itali, duke treguar qartë se kush është synimi i saj. Rikujtojmë gjithashtu se një komentues në një ‘Ask’ e ka pyetur prezantuesen se “sa herë në ditë i thotë vetes boll lekë ke lëre TV”. Dhe nuk ka mbetur pa një përgjigje ashtu si vetëm ajo di të japë. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.