AP e NATO-s, thirrje për të parandaluar destabilizimin e Ballkanit Perëndimor!

vovalbania October 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
AP e NATO-s, thirrje për të parandaluar destabilizimin e Ballkanit Perëndimor!

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Gerald Connolly, i kërkon shteteve të Ballkanit Perëndimor që së bashku me vendet euroatlantike, të punojnë për të parandaluar destabilizimin e rajonit pas agresionit rus në Ukrainë. Në video-mesazhin e tij në Seminarin e 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Connolly u shpreh se “pushtimi rus ka cënuar peizazhin e sigurisë në botë, ndërsa vendet demokratike duhet të qëndrojnë krah njëra-tjetrës për të kaluar edhe këtë sfidë”.

Me këtë agresion, Rusia dëshiron të shkatërrojë demokracinë në Ukrainë e ta bëjë këtë edhe kudo. Shtetet tona duhet të qëndrojnë me njëra-tjetrën, me të gjitha kombet demokratike për të luftuar këtë krim të Rusisë ndaj demokracive të tjera. Siguria jonë është e lidhur ngushtë e për këtë, Ballkani Perëndimor dhe shtetet euroatlantike duhet të punojnë bashkë për të tejkaluar sfidat e rajonit e të pengojnë destabilizimin nga fuqitë jo demokratike siç janë Rusia dhe Kina.

Ambasadori zviceran në Kosovë, Thomas Kolly, u shpreh se për Zvicrën, paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë shumë të rëndësishme.

Diskutimet tona janë me një synim të përbashkët, promovimin e të ardhmes paqësore e demokratike për Ballkanin Perëndimor në kuadër të integrimit europian të këtij rajoni. Në dritën e luftës së Rusisë në Ukrainë që është në kundërshtim me të drejtën kombëtare e vlerat themelore, diskutimi për sigurinë që ka të bëjë me shqetësimet në kontinentin e Europës është më i rëndësishëm se kurrë. Paqja në Ballkanin Perëndimor mbetet një nga prioritet e politikës së jashtme të Zvicrës.

Në Prishtinë filloi punimet Seminari i 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temë “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme”. Në takimin treditor do të diskutohen sfidat dhe perspektiva e ardhshme për Ballkanin Perëndimor, në një mjedis të ndryshueshëm të sigurisë europiane. Po ashtu, mbështetja e NATO-s për paqen dhe stabilitetin në rajon, për qeverisjen dhe reformën e sektorit të sigurisë në Kosovë e mbikëqyrja parlamentare mbi institucionet e sigurisë në Kosovë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48878 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE