Epo i ka shtatzania këto, Dojna Mema ka një ‘ankesë’ që nuk jua pret mendja!

vovalbania August 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Epo i ka shtatzania këto, Dojna Mema ka një ‘ankesë’ që nuk jua pret mendja!

Ata janë çifti më i përfolur i momentit dhe bëhet fjalë për Dojna Mema dhe Vlashent Sata. Dyshja është në një lidhje dashurie prej kohësh tashmë dhe sytë e të gjithëve janë drejt tyre. Dojna është në pritje të ëmbël të një vogëlushi dhe ndan shpesh me ndjekësit e saj postime nga ky rrugëtim kaq i mrekullueshëm.

Jo vetëm kaq, por bukuroshja qëndron aktive në rrjete sociale me postime. Si ka qenë dhe më i fundit ku me anë të një karuseli fotografish ku shfaqet me disa mimika fytyre që shprehin mërzi, krahas ka një ‘ankesë’ që besojmë e kanë shumë vajza që janë në pritje të ëmbël.

Kur sheh të tjerët që mund të pijnë nga një gotë vere e të hanë krudo

Epo, duro dhe pak Dojna…

Edhe shumë pak e ndan bukuroshen nga pritja e ëmbël. Gjithmonë Dojna ka postuar foto dhe video nga ecuria e shtatzënisë së saj dhe kështu ka qenë edhe një postim i moderatores, ku na ka treguar se tashmë ka hyrë në muajn e fundit të shtatzënisë.

Çifti Dojna-Vlashent nuk ishin shfaqur asnjëherë në një intervistë televizive së bashku gjatë shtatzanisë së bukuroshes, por ‘thyen akullin’ në episodin e fundit të ‘Më lër të flas’.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47749 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE