Grenell për arrestimin e gazetares ruse: Precedent i tmerrshëm!
Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar për arrestimin dhe shpalljen “non grata” nga Kosova të spiunes ruse, Daria Aslamova.
Grenell e cilësoi precedent të tmerrshëm deklaratën e ministrit të Brendshëm të Kosovës Xhelal Sveçla se rusja Aslamova u arrestua në të njëjtën ditë kur Policia e Kosovës u sulmua nga bandat kriminale në veri të vendit.
While you have every right to kick out pro-Russian individuals (or anyone) you don’t like, you are also creating a precedent for other governments to ban Kosovo officials they don’t like….
It’s a terrible precedent.
And so is rejecting Serbian stickers on license plates. https://t.co/PqwJXeVtqO
— Richard Grenell (@RichardGrenell) August 7, 2022
“Ndërsa ju keni çdo të drejtë të dëboni individë pro-rusë (ose këdo) që nuk ju pëlqen, po krijoni gjithashtu një precedent për qeveritë e tjera që t’i ndalojnë zyrtarët e Kosovës që nuk i pëlqejnë. Është një precedent i tmerrshëm. Po kështu është edhe refuzimi i afisheve serbe në targa”, shkruan Grenell në Twitter.