Shtohet numri i aksidenteve, 71 të tilla brenda një jave!
71 aksidente ndodhën vetëm gjatë javës që lamë pas.
37 aksidente me makinë dhe të tjerat me motor e biçikletë e nuk kanë munguar as ato me këmbësorë. Por në 4 muaj ku dhe nisi sezoni turistik shifrat e aksidenteve janë shumë të larta.
Kjo për shkak të mos respektimit të rregullave të qarkullimit apo drejtojnë makinën në gjendje të dehur.
Sipas ekspertëve emigrantë të cilët vijnë me automjetet e tyre apo i marrin ato me qira nuk i respektojnë rregullat e qarkullimit njëlloj si në vendin ku kanë emigruar duke u bërë shkak aksidentesh.
Por nga ana tjetër shumë aksidente ndodhin për faj të këmbësorëve, pasi ka ende nga ata që kalojnë autostradën duke kapërcyer trafikndarësen.
Numrit të aksidenteve i shtohen edhe ato me monopate elektrike të cilat janë një zgjidhje shumë e mirë, por jo kur nuk kalon në korsinë e dedikuar.
Brataj u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregohen sa më të kujdesshëm në respektimin e rregullave të qarkullimit pasi në këtë periudhë ka mbingarkesë të qarkullimit të automjeteve dhe të evitojnë orët e nxehta.