Mel C i jep fund lidhjes së saj pas shtatë vitesh!

vovalbania August 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mel C i jep fund lidhjes së saj pas shtatë vitesh!

Mel C thuhet se është ndarë nga i dashuri i saj, Joe Marshall, me të cilin ka qenë në një lidhje 7-vjeçare. Këngëtarja e “Spice Girls”, emri i vërtetë i të cilës është Melanie Jayne Chisholm, kishte filluar lidhjen me producentin muzikor në vitin 2015 dhe çifti po bashkëjetonte në Londrën Veriore.

Megjithatë, është raportuar se oraret e ngarkuara e kanë penguar romancën e tyre, kështu që 48-vjeçarja ka vendosur të jetojë vetëm. Sipas një burimi të “The Sun”, dy artistët e kanë të kufizuar kohën e lirë, ashtu që Mel i ka dhënë prioritet vajzës së saj, Scarlett, të cilën e ka nga lidhja me Thomas Starr. Burimi ka shtuar se:

Mel ka një karrierë jashtëzakonisht të ngarkuar ndërmjet marrëveshjes për librin, punën si DJ dhe plane të tjera. Kohën e paktë të lirë që ka, ia kushton vajzës Scarlett dhe nuk i mbetet shumë kohë për një lidhje.

Mendohet se ndarja ishte miqësore, por burimi u shpreh se:

Mel nuk ka frikë të jetë beqare nëse mendon se është për të mirën e saj.

Mel dhe Joe janë të njohur për mbajtjen e marrëdhënies së tyre larg vëmendjes së publikut, pavarësisht se jetojnë së bashku. Këngëtarja filloi të takohej me producentin në dhjetor të 2015 dhe pasi romanca e tyre u forcua dhe më shumë, ajo gjithashtu e bëri atë menaxherin e saj. Në një intervistë nëvitin 2016, ajo është shprehur:

Ai më sfidon, por më respekton dhe më do. Nuk mendoj se kam qenë ndonjëherë në një lidhje ku dikush është kujdesur për mua.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47835 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE