Njhuni me plazhet më unike dhe më magjike të Lisbonës!

vovalbania August 08, 2022 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Njhuni me plazhet më unike dhe më magjike të Lisbonës!

Me shtëpitë ngjyrë pastel, tramvajet tipike të verdha, klimën e ngrohtë dhe plazhet e bukura, Lisbona po shndërrohet në një destinacion shumë të preferuar për turistët. Me pamje nga Atlantiku, plazhet pranë kryeqytetit janë kryesisht të paprekura, ideale për ata që duan të ecin dhe të gjejnë shtigje të reja. Me rreth 100 km vijë bregdetare të mbushur me gjelbërim të harlisur, udhëtarët mund të zgjedhin plazhin e tyre të preferuar ku duan të pushojnë.

Plazhi Alburrica

Jo shumë larg qendrës së Lisbonës, ka ende plazhe të panjohura dhe të paprekura, si plazhi Alburrica, plazhi më i mirë urban me pamje nga qyteti. Disa minuta nga terminali i trageteve gjenden tre mullinj ere, në një hapësirë të gjerë me rëre të artë dhe me pamje panoramike mbi Lisbonë. I pajisur me dushe, bare dhe fushë volejbolli, ky plazh është një nga vendet e preferuara për vendasit, të cilët pëlqejnë të kalojnë aty fundjavën apo mbrëmjet e ngrohta të verës.

Cascais

Të gjitha plazhet që ndodhen në Cascais ia vlejnë të vizitohen, por Praia das Avencas është ndër më të veçantit. Emërtimin Avencas e ka marrë nga bima mjekësore avenka, që rritet dhe mbulon shkëmbinjtë përgjatë bregut, duke ofruar një panoramë të vërtetë, sidomos gjatë perëndimit të diellit. Jo më kot, ky plazh është caktuar si zonë e mbrojtur.

Parku Kombëtar Arrábida

Ky park shquhet për gjire të vegjël e të paprekur që janë të aksesueshëm vetëm nga deti. Midis atyre që mund të arrihen duke ecur përmes shtigjeve dhe një peizazhi të mrekullueshëm kodrinor, është Portinho da Arrábida, ku rëra e bardhë dhe një ishull i shkretë në horizont, e shndërrojnë këtë plazh në një nga më të bukurit në Portugali.

Costa da Caparica

Për një plazh më të rehatshëm, veçanërisht për familjet me fëmijë të vegjël, disa vende në Lisbonë si Costa da Caparica janë ideale. Lehtësisht të arritshme, përmes trenit karakteristik “Transpraia”, i cili kalon në një vijë bregdetare 14 km të gjatë, mes peizazheve idilike. Në total, itinerari përfshin 21 ndalesa nga Costa da Caparica në Fonte da Telha, midis dunave ranore dhe gjireve detare.

Fonte da Telha

E vendosur në një fshat të lashtë peshkimi, Fonte da Telha është një tjetër perlë sekrete e ruajtur mirë. Vija e gjerë bregdetare iu mundëson turistëve të marrin rreze dielli në qetësi dhe pa shumë njerëz pranë. Pak më në jug, Praia da Lagoa de Albufeira është një perlë natyrore, e rrethuar nga pisha dhe ujëra të qetë e të ngrohtë.

Praia do Guincho

Lisbona është padyshim sinonimi i sërfit. Qendra e qytetit është pikënisja, si për fillestarët, ashtu edhe për ekspertët e këtij sporti. Ndonëse dallgët në këtë plazh nuk janë shumë sfiduese, adhuruesit kanë mundësi të marrin mësime nga instruktorët e shkollës së sërfit, me mbi 20 vjet përvojë. Praia do Guincho, vetëm 45 minuta larg nga qendra e qytetit, është një plazh ku fryn erë e fortë dhe për këtë arsye ofron dallgë më të larta, të përshtatshme për sërfistët me përvojë.

Praia da Adraga

E vendosur midis Cascais dhe Sintra, Praia da Adraga është destinacioni i përsosur për një arratisje romantike. Me shkëmbinj të thepisur në kontrast me rërën e imët, dhe valët e Oqeanit Atlantik e bëjnë Adragën një nga destinacionet më të preferuara në Portugali. Çiftet më aventureske zgjedhin gjithmonë Praia da Ursa një plazh i reklamuar shumë edhe në Instagram për shkak të formave të një grupi shkëmbinjsh që ngjasojnë me një ari.

Azenhas do Mar

Së fundmi, Azenhas do Mar është gjithashtu një vend i jashtëzakonshëm për të admiruar perëndimin e diellit ose për të kaluar natën në një kompleks me apartamente të ngritura në një kopsht tropikal me pamje nga Oqeani Atlantik.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45432 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE