Përmet, nis kampionati “Vjosa River Volley”!


Nisi sot kampionati “Vjosa River Volley”. Ky është viti i 3-të që Përmeti mirëpret këtë kampionat veror. Pranë ujërave dhe rërës së Vjosës, 8 skuadra me lojtarë përmetarë, sportistë amatorë e profesionistë, nga rajoni i Ballkanit, si edhe sportistë të kombëtares së volleyball-it, do të garojnë për tre ditë radhazi, duke premtuar atmosferë sportive emocionuese.
Kryetarja e bashkisë së Përmetit, Alma Hoxha, u shpreh:
Ky event lokal mbështet jo vetëm këtë sport, por gjithashtu zhvillohet edhe në kuadër të mbrojtjes së Vjosës unike, tashmë Park Kombëtar.


Skuadrat, të formuara pa përkatësi gjinore e kombësie, garojnë për çmimin e madh, nën moton “Argëtohemi me Vjosën, mbrojmë Vjosën”. Ndeshjet do të luhen te plazhi i Motorrit dhe kryetarja e bashkisë i ka ftuar sportdashësit të mbështesin skuadrën e preferuar, e njëkohësisht të argëtohen e të freskohen buzë Vjosës.
Eventi organizohet nga bashkia Përmet dhe organizata “Albania S’ka Problem”.