Britney Spears e revoltuar me fëmijët e saj: “Ata janë të këqinj…”!

vovalbania August 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Britney Spears e revoltuar me fëmijët e saj: “Ata janë të këqinj…”!

Këngëtarja e njohur Britney Spears ka akuzuar së fundmi djemtë e saj adoleshentë se janë treguar shumë të këqinj me të gjatë vizitave në shtëpinë e saj.

Unë e di se adoleshentët janë thjesht të vështirë për t’u përballur me… por le të jemi realist. Ka një ndryshim të madh mes të qenit arrogant dhe të qenit i keq. Ata më vizitonin, hynin në derë, shkonin direkt në dhomën e tyre dhe mbyllnin derën. Unë nuk e di se çfarë po ndodh në kokën e tyre. Gjithmonë tentoja t’i kuptoja dhe ndoshta kjo është arsyeja pse ata ndaluan së ardhuri në shtëpi. Doja shumë që ata të më donin.

Reagimi i Spears erdhi katër ditë pasi ish-bashkëshorti i saj Kevin Federline tha në një intervistë për ITV se fëmijët e tyre kanë zgjedhur të mos e shohin atë për disa muaj dhe gjithashtu vendosën të mos merrnin pjesë në dasmën e saj në qershor me Sam Asghari.

Rikujtojmë, se Spears ndau të dielën në rrjetet sociale disa foto nga dasma e saj dhe një foto të shoqes së saj Selena Gomez. Artistja festoi dy-mujorin e martesës me Sam Asghari, duke ndarë foto nga dita e saj e veçantë. Një fotografi tregonte pistën e vallëzimit, të cilën ajo e shkroi me titull:

Kjo është pista e vallëzimit në dasmën time përrallore përpara se të kërcenim.

Ndërkaq, vlen të theksojmë se para disa ditëve ylli i muzikës pop u kundërpërgjigj pasi nëna e saj ndau screenshotet e mesazheve të tyre, pasi Spears pretendoi se e ëma nuk u ishte përgjigjur mesazheve të saj. “Mami a ua ke bërë të ditur njerëzve edhe se është një nga të vetmet herë që më kthen mesazhe???” kështu e filloi Spears një mesazh për Lynne Spears në Instagram përpara se të vazhdonte me akuzat se ajo ia kishte ndaluar edhe kafeinën. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45348 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE