Mindy Kaling e urren veten e saj dhe arsyeja është më shumë se qesharake!
Ylli i “Mindy Project” Mindy Kaling bëri një ‘udhëtim’ pas në kohë në episodin e “Watch What Happens Live” me Andy Cohen dhe ajo nuk mund t’i besonte disa nga veshjet që u shfaqën para syve të saj. 43-vjeçares iu kërkua të shikonte një foto të saj të kaluar dhe të thoshte “Versace” nëse i pëlqente pamja dhe “Hibachi” nëse donte ta digjte atë dhe aktorja filloi të vendoste shumë shpejt.
“E urrej vërtet veten time”,- tha ajo pasi pa veshjet e para, të cilat përfshinin një kombinim të vitit 2008 me një shall të madh dhe xhinse me doreza dantelle. Kaling thirri duke thënë:
Hibachi! Zoti im, e tmerrshme. A mund të gjeni një paraqitje timen ku po dukem mirë?!
Ylli i “Office” “dogji” gjithashtu një fustan me printe bardh e zi nga një ngjarje e vitit 2014 dhe një fustan ari metalik nga “Emmys 2008”. Megjithatë, ajo tha “Versace” për një fustan me lule print nga 2014 si “Versace” së bashku me një fustan bardh e zi nga “Emmy Awards 2006”.