Pra sapo mësuam se kur jemi të vetmuar dushi “zëvendëson” një shok të vërtetë!

vovalbania August 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pra sapo mësuam se kur jemi të vetmuar dushi “zëvendëson” një shok të vërtetë!

Dushi është një nga momentet më relaksuese të ditës. Ka njerëz, madje, që bëjnë dush 2-3 herë në ditë me ujë shumë të nxehtë. Ju mund të bëni dush për të harruar streset dhe problemet tuaja, mirëpo shkëncëtarët kanë një version tjetër. Të bërit dush shpesh është një shenjë e vetmisë. Ndoshta nuk e kishit menduar, mirëpo vetmia dhe dushi lidhen me njëra-tjetrën. Me siguri nuk bini dakord, por nuk mund t’i kundërviheni shkëncës apo jo?

Gjithsesi, studimi i kryer së fundmi nga një grup ekspertësh ka zbuluar lidhjen e dushit me vetminë. Hapi i parë i studimit përfshiu 51 studentë nga mosha 18-25 vjeç. Atyre u është kërkuar të tregojnë zakonet e përditshme dhe të shkruajnë sa të vetmuar ndihen. Sondazhi përfshiu 3 pyetje në lidhje me rutinën e dushit, studiuesit donin të dinin kohën kur laheshin (mëngjes, drekë apo darkë), temperaturën dhe kohëzgjatjen e kësaj procedure.

Rezultatet treguan se studentët që ndiheshin të vetmuar bënin 23% më shumë dush se studentët e tjerë. Ata, madje, e dëshironin ujin shumë të nxehtë. Pse? Kjo ndodh sepse uji i nxehtë në thelb zëvendëson një shok të vërtetë dhe shpërndan ndjesinë e izolimit social. Zhytja e trupit në ujë të ftohtë nuk është asgjë e re, pasi njerëzit kanë bërë hidroterapi prej shekujsh. Megjithatë, këtë nuk mund ta bëni në shtëpi, duhet të shkoni te një specialist që mund t’ju ndihmojë. Por çdokush mund të bëjë dush të ftohtë në shtëpi dhe të shijojë përfitimet që vijnë.

Mund të mos jenë gjëja më e rehatshme në botë, por ju mund të provoni dhe të shihni se si dushi nën ujë të ftohtë ndikon në mirëqenien tuaj. Ndërkaq, disa mendojnë se një dush në mëngjes shërben si një mënyrë për t’u freskuar dhe nisur ditën, ndërsa të tjerë e shohin një dush natën si një mënyrë për t’u çlodhur. Megjithatë, shkenca nuk pajtohet me këtë praktikë. Në fakt, dermatologia Sandy Skotnicki rekomandon të bëni dush më pak dhe të lani vetëm 3 pjesë të trupit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 42274 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE