Regjisori i njohur do të donte t’i nënshtrohej një hipnoze për të harruar “The Lord Of The Rings”?!

vovalbania August 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Regjisori i njohur do të donte t’i nënshtrohej një hipnoze për të harruar “The Lord Of The Rings”?!

Regjisori Peter Jackson ka pranuar në një intervistë të dhënë së fundmi se kishte menduar t’i nënshtrohej hipnozës. Qëllimi i këtij veprimi do të ishte që ta bënte të harrojë “The Lord of the Rings”, në mënyrë që t’i shikonte ato filma si një shikues i zakonshëm. Regjisori fitues i çmimit Oscar, u shpreh për “Hollywood Reporter” se:

Kur i kemi realizuar filmat “The Lord of the Rings”, gjithmonë jam ndier sikur jam ai personi i pafat që nuk mund ta shikonte filmin kur erdhi për herë të parë në kinema. Në kohën kur fillonin xhirimet, unë do të isha i zhytur tashmë në ato filma për pesë apo gjashtë vjet. Fakti që nuk mund t’i shikoja si gjithë të tjerët, ishte një humbje e madhe për mua. Mendova seriozisht të shkoja te një hipnoterapist për të më hipnotizuar në mënyrë që të mund t’i harroja filmat dhe atë që kisha bërë për gjashtë apo shtatë vitet e fundit që të mund t’i shijoja ato filma.

Madje Jackson theksoi se ka kontaktuar edhe me “mentalistin dhe iluzionistin” e famshëm britanik, Derren Brown. Ekipi i madh i cili qëndron pas gjithçkaje që ka të bëjë me efektet speciale për filmat e njohur të “DC”, “Marvel” dhe “Avatar”, “Weta Digital” kompania e efekteve vizuale e bashkëthemeluar nga Peter Jackson i “Lord of the Rings”, së fundmi është blerë nga “Unity Technologies” për një çmim prej 1.625 miliardë dollarësh.

Seriali i ri i “Lord of the Rings” ka kushtuar 1 miliardë dollarë, por traileri i tij shkaktoi pakënaqësi të mëdha në rrjet. Arsyeja ishte se në role xhuxhësh dhe elfësh janë vendosur aktorë me ngjyrë, çka u konsiderua si diçka e pavend në fantazinë e konceptuar krejt ndryshe që në fillim. Sophia Nomvete interpreton një princeshë xhuxhe, gruaja e parë me ngjyrë dhe femër që luan një xhuxh. Lenny Henry vjen si një elf i zi. Fansat e “Lord Of The Rings” shpërthyen në kritika në Twitter.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE