Nuk do e shohë për tre ditë, Yll Limani nuk ndalon së përqafuari ‘të shtrenjtin e tij’!

vovalbania August 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk do e shohë për tre ditë, Yll Limani nuk ndalon së përqafuari ‘të shtrenjtin e tij’!

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Jo vetëm me videoklipe, por Yll Limani është mjaft aktiv dhe me koncerte të shumta në shumë vende si brenda dhe jashtë vendit. Dhe sigurisht që kuptohet se dhe pjesëmarrja dhe mbështetja e fansave është mjaft e madhe. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku, çfarëdo moshe që ata të kenë.

E përpos karrieriës si artist, ai pëlqehet shumë dhe për thjeshtësinë e postimet e tij plot humor nga përditshmëria. Si ka ndodhur dhe së fundmi, ku çdo njeri që ka një katërputërosh në shtëpi e kupton dashurinë e madhe për ta, Ylli ka ndarë një foto ku shfaqet duke përqafuar maçokun e tij, Lokin. Por, fjalët e këngëtarit për ‘vogëlushin’ e tij janë sa emocionuese aq edhe shumë ‘funny’.

Lokin s’kam për ta parë për tre ditë kështuqë e kam përqafuar që mbrëmë ashtu si e mërzis më shumë, po nuk më intereson fare se e kam blerë unë, jo ky mua.

Para pak ditëve një prej miqve dhe kolegëve të tij, i cili është reperi i njohur, Ledri Vula festoi ditëlindjen dhe urimi i Yllit në rrjete sociale nuk mund të mungonte, por bashkë me urimin ai zbuloi për të gjithë një tjetër surprizë. “Tonat” është bashkëpunimi më i fundit i dyshes që ka arritur një super sukses pak kohë pas publikimit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE