Zelensky këmbëngul sërish: Ndaloni vizat turistike për rusët!

vovalbania August 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zelensky këmbëngul sërish: Ndaloni vizat turistike për rusët!

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ripërsëriti thirrjen e tij për vendet anëtare të Bashkimit Evropian që të ndalojnë vizat për qytetarët rusë.

Gjatë një fjalimi, të cilën e shpërndau në rrjetet sociale, Zelenski theksoi se është e nevojshme që Bashkimi Evropian të mos bëhet “supermarket”, i hapur për këdo që do të hyjë në vendet e unionit.

“Duhet të ketë garanci që vrasësit rusë ose bashkëpunëtorët e terrorit shtetëror të mos mund të përdorin viza Shengen”, u shpreh Zelenski.

Ndërsa, ditën e djeshme, Estonia vendosi të ndalojë qytetarët nga Rusia fqinje të pajisur me viza turistike për të hyrë në vendin baltik.

Lejimi i qytetarëve rusë për të vizituar Estoninë, apo Evropën përmes Estonisë, bie ndesh me kuptimin e sanksioneve të vendosura për shkak të luftës në Ukrainë, ka deklaruar ministri i Jashtëm vendas.

“Ne ramë dakord që Ministria e Jashtme dhe ajo e Brendshme të përgatisin propozimet e tyre për javën e ardhshme në lidhje me çështjen se si të mbyllim kufijtë e vendit për qytetarët e Federatës Ruse që kanë një vizë Schengen që nuk është dhënë në Estoni”, tha Urmas Reinsalu, ministër i Jashtëm i Estonisë.

Duke vendosur sanksionet, Estonia dëshiron që Rusia të mos jetojë dot një jetë normale edhe në nivelin e qytetarëve, theksoi shefi i diplomacisë estoneze.

Ai shtoi se, qeveria kishte konstatuar një rritje masive të numrit të qytetarëve rusë që mbërrijnë apo kalojnë kufirin përmes Estonisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48313 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE