Shqipëri-Arabi Saudite, arrihet marrëveshja për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit!

vovalbania August 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shqipëri-Arabi Saudite, arrihet marrëveshja për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit!

Shqipëria dhe Mbretëria e Arabisë Saudite kanë përfunduar procedurat e marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë e cila njoftoi se u përmbyllen procedurat e marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Përmbyllen procedurat e marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite. Pas përfundimit të procedurave të brendshme ligjore fillimisht nga pala jonë, Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Arabisë Saudite ka njoftuar përfundimin e procedurave të brendshme ligjore edhe nga pala e tyre. Marrëveshja, e cila hyn në fuqi 30 ditë pas përfundimit të procedurave, do të lehtësojë lëvizjen reciproke të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve të dy vendeve tona, përmes përdorimit të patentave, si dhe konvertimin e tyre.

🟢 Përmbyllen procedurat e marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë🇦🇱 dhe Mbretërisë së…

Posted by Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë on Sunday, August 14, 2022

Këshilli i Ministrave miratoi më 26 maj marrëveshjen me qeverinë e Mbretërisë së Arabisë Saudite për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit. Shqipëria ka disa marrëveshje të nënshkruara për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE