Mbajti familjen peng të izoluar, lihet në burg Gjergj Laçi: Fëmijët nuk kishin nevojë për shkollë

vovalbania November 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mbajti familjen peng të izoluar, lihet në burg Gjergj Laçi: Fëmijët nuk kishin nevojë për shkollë

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Gjergj Laçin, të arrestuar dy ditë më parë për ngujimin e familjes së tij në banesë prej 6 vitesh. Në seancë ka pretenduar se nuk ka ushtruar dhunë ndaj dy djemve dhe gruas, teksa sipas tij nuk i ka penguar që të dalin jashtë.

Për arsyen pse nuk i dërgon dy të miturit në shkollë, deklaroi se nuk kanë asnjë nevojë. Ndërkaq, ka pretenduar se është i pafajshëm. Fishekët dhe thikat i mbaja për punë deklaroi i arrestuari.

Edhe në deklarimin e dhënë në polici, Laçi mohon të ketë ushtruar dhunë kundër gruas dhe dy djemve të tij të mitur. 52-vjeçari pretendon gjithashtu se fishekët dhe armët e ftohta që iu gjetën në banesë nuk i kishte për të frikësuar familjen e tij.

Në deklarim, Laçi thotë se fishekët i kishte groposur pasi i kishte në zotërim që prej vitit 1997 dhe kishte pasur frikë t’i dorëzonte në polici. Ndërsa thikat i përdor për të shartuar pemët. Ai ka pranuar se nuk punon dhe nuk del fare nga shtëpia, përveç se për të shkuar çdo ditë në xhaminë e Medresesë së Tiranës.

Laçi u arrestua të dielën pasi akuzohet se mbante prej 6 vite të ngujuar gruan dhe dy djemtë e tij në shtëpi. Në dëshmitë e tyre, ata kanë treguar se ai u dhunonte sistematikisht dhe nuk i lejonte të dilnin nga shtëpia.

Gjatë kontrollit në banesë, policia thotë se Laçit iu gjetën dy thika dhe një kosore në dhomën e gjumit, ndërsa në bodrumin e banesës private iu gjet e groposur në tokë një fuçi plastike me fishekë të kalibrave të ndryshëm të cilat u sekuestruan.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE