Nga jeta në Belgjikë te angazhimi me skuadrën holandeze, kush është talenti shqiptar që ëndërron të veshë fanellën e kombëtares

vovalbania August 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nga jeta në Belgjikë te angazhimi me skuadrën holandeze, kush është talenti shqiptar që ëndërron të veshë fanellën e kombëtares

Alesio Pano sot është vetëm 16-vjeç por kur shkel në fushën e blertë duket sikur ka një jetë që ka luajtur futboll.

I riu me origjinë shqiptare ka lindur në Belgjikë aty ku familja e tij është shpërngulur prej shumë vitesh dhe ku prej kohësh kultivon pasionin për futbollin.

Prej tre vitesh Pano është portieri kryesor i ekipit profesional në Hollandë, Roda JC Kerkrade.

I pozicionuar në portën e skuadrës, ai ka spikatur shpesh herë në seancat stërvitore për shkak të talentit të tij.

Talenti i tij duket se i ka rënë në sy edhe kombëtares shqiptare e cila ka afruar Panon në listën e talenteve për t’u bërë pjesë e skuadrës kuq e zi të 17-vjeçarëve.

Përveç futbollit, Pano nuk lë pas dore edhe pasionin për të ndjekur studimet duke vijuar me rezultate të larta.

Megjithatë ëndrra e tij është që një ditë të luajë për kombëtaren shqiptare në fushën e blertë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48251 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE