Përfundon koncertet për këtë sezon veror, Kida falenderon të gjithë adhuruesit e muzikës së saj!

vovalbania August 21, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përfundon koncertet për këtë sezon veror, Kida falenderon të gjithë adhuruesit e muzikës së saj!

Kida është një nga këngëtaret më të talentuara dhe të dashura të momentit. Këngët e saj kanë pasur gjithmonë sukses, duke u kthyer në hite dhe duke numëruar miliona klikime.

Sezoni veror dihet se është shumë i ngarkuar me koncerte për këngëtarët edhe për një artiste si Kida, të tilla aktivitete kanë qenë të shumta. Epo duket se dhe tashmë bukuroshja do të nisë pushimet verore dhe mbrëmjen e djeshme zhvilloi koncertin e fundit për këtë sezon veror. Këtë e ka lajmëruar vetë këngëtarja me postimin e fundit në Instastory, ku dhe ka falenderuar të gjithë për këtë super verë që kaloi .

Faleminderit shumë të gjithëve për një super verë, ju dua pafund! Vazhdoni të prisni për projektet e rradhës.

‘AM & PM’ quhet dueti mes Butrint Imerit dhe Kidës, që besojmë që shumicës nga ju vendi i xhirimit i është dukur shumë i njohur. E duket se kënga është pëlqyer shumë nga ndjekësit dhe adhuruesit e muzikës së tyre, pasi kënga e tyre ka kaluar 19 milion klikime në platformën YouTube, duke u renditur kështu në një nga këngët më të pëlqyera të sezonit.

Një nga vendet ku janë bërë xhirimet është shtëpia ikonike e një prej serialeve më të njohura turke, “Kara Sevda”. Kida dhe Butrinti kanë bashkëpunuar edhe me parë me njëri-tjetrin bashkë me reperin Ledri Vula dhe kënga e publikuar, që titullohet “Dale” është pëlqyer shumë nga publiku verën e kaluar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47861 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE