Volkswagen merr vendimin se duke filluar nga 2024 nuk do të jenë më në shitje këto lloj makinash!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Volkswagen merr vendimin se duke filluar nga 2024 nuk do të jenë më në shitje këto lloj makinash!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/08//volkswagen-merr-vendimin-se-duke-filluar-nga-2024-nuk-do-te-jene-me-ne-shitje-keto-lloj-makinash.jpeg)
Gjatë këtyre viteve fokusi është kthyer tek makinat elektrike dhe Norvegjia ka qenë një prej shteteve pjesë e këtij super revolucioni. Kanë bërë disa politike vërtet miqësore për blerësit e këtyre makinave, e ndoshta edhe duke e dëmtuar pak ekonominë, gjë që solli shkurtimin e disa stimujve. Megjithatë edhe importuesi zyrtar i Volkswagen është i gatshëm që ta ndërmarr hapin e radhës.
Volkswagen do të ndalojë shitjen e modeleve me benzinë, naftë dhe atyre hibride nga 1 janari i vitit 2024. Kjo ndodhë dy vite të plota para planit drastik të Norvegjisë për të shitur vetëm makina elektrike nga fundi i vitit 2025. Kjo do të thotë se norvegjezët nuk do të mund të blejnë më modele të tjera të Volkswagen pos atyre nga familja e ID. Kjo lëvizje nuk është edhe aq kontroverse sa pritej të ishte, plani zyrtar për ndalimin e shitjeve të të gjitha makinve që bëjnë emetimin e gazrave duke filluar nga viti 2025 ka marrë mbështetje të madhe nga populli, raporton Arena EV.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/08/volkswagen-merr-vendimin-se-duke-filluar-nga-2024-nuk-do-te-jene-me-ne-shitje-keto-lloj-makinash-63037cf9d8cca.jpg)
Deri tani, rreth 18 % të makinave të pasagjerëve në rrugët norvegjeze janë elektrike, dhe duke u bazuar nga Instituti i Ekonomisë së Transportit, jo më larg se viti 2036, ajo shifër do të shkojë në 50 për qind. Dhe kjo do të ndodhë vetëm nëse qeveria nuk i ndryshon stimujt aktual.
Momentalisht Norvegjia ofron zero TVSH mbi të gjitha makinat elektrike, por kjo do të ndryshojë së shpejti. Nga viti i ardhshëm, simulimi nuk do të jetë më në dispozicion, gjë që do të thotë se një ngritje e menjëhershme prej 25% do të ndodhë. Është vlerë e madhe monetare – po flasim për një mesatare të ngritjes së çmimit prej 10,000 eurove për blerësit e zakonshëm.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/08/volkswagen-merr-vendimin-se-duke-filluar-nga-2024-nuk-do-te-jene-me-ne-shitje-keto-lloj-makinash-63037cfc5c359.jpg)
Deri tani këtë vit, Volkswagen ka shitur vetëm pak më shumë se 6,900 makina elektrike në Norvegji, shifër kjo e cila përbën 81 % të shitjeve të përgjithshme, teksa modeli më i shitur ishte ID.4, me 5,400 njësi të shitura. Audi ka shifra edhe më të mëdha, 97 %e të gjitha makinave të shitura ishin elektrike. Teksa Hyundai dhe Nissan nga totali i makinave të shitura, 90 % prej tyre ishin elektrike.