Melinda Ademi paska një fanse shumë të veçantë!

vovalbania August 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Melinda Ademi paska një fanse shumë të veçantë!

Melinda Ademi është padyshim një nga reperet më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Këngët e saj sa provokuese aq edhe ‘të egra’ kanë arritur ta bëjnë Melindën një sensacion. E kaq shumë e pëlqyer nga ndjekësit padyshim që dhe vëmendja e dashuria e tyre ndaj saj është e madhe.

Por, ndonjëherë personazhet publikë kanë disa fansa paksa më të veçantë te të tjerët, e me anë të një Instastory bukuroshja na ka ‘ëmbëlsuar’ ditën me zërin e një vogëlusheje që këndon këngën e saj edhe pse shumë e vogël. Krahas, Melinda ka shkruar:

Duke dëgjuar këtë bebe si këndon, mashallah

Së fundmi Melinda ka publikuar këngën e saj më të re, e cila është një bashkëpunim me reperin e njohur dhe të dashur për publikun, Ledri Vulën. Kënga titullohet “A mke dasht” dhe deri më tani ka kaluar 13 milion klikime në platformën YouTube, duke treguar kështu se është një këngë shumë e pëlqyer nga publiku.

Ashtu siç di vetëm ajo të provokojë, ka ndarë disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram teksa ka ekspozuar të pasmet dhe hiret. Por, ajo që tërheq vëmendjen është mbishkrimi që artistja ka zgjedhur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48313 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE