Personazhi më i njohur i TikTok-ut, Khaby Lame merr nënshtetësinë e dëshiruar prej vitesh!

vovalbania August 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Personazhi më i njohur i TikTok-ut, Khaby Lame merr nënshtetësinë e dëshiruar prej vitesh!

Personazhi më i pëlqyer dhe më njohur i rrjeteve sociale, Khaby Lame, së fundmi ka marrë nënshtetësinë italiane pas shumë vitesh. 22-vjeçari, i cili numëron më shumë se 148 milionë ndjekës në rrjetin social, ka marrë nënshtetësinë italiane në Chivasso, një komunë e Torinos në Itali.

Lame u zhvendos në Itali nga Senegali që kur ishte foshnje por për shkak të rregullave të ashpra italiane vetëm tani mund të marrë nënshtetësinë e vendit. Sipas ligjeve italiane, fëmijët të cilët janë të lindur nga prindër të huaj por që jetojnë në Itali, mund të aplikojnë për nënshtetësi në moshën 18-vjeçare, një ligj që kritikohet shumë duke u quajtur diskriminues kundrejt mijëra fëmijëve të cilët janë kulturalisht italian por i mohohet nënshtësia.

Zyra e Chivasso-s i organizoi një ceremoni të vogël, influencuesit. I pyetur se si ndihej tani që ai ishte zyrtarisht një qytetar italian, Lame u shpreh se:

Nuk është se përpara unë nuk ndihesha italian, kështu që për mua ka ndryshuar shumë pak, përveç faktit që tani mund të quhem një italian me letra.

Ai hapi kanalin e tij TikTok dhe ndau videon e tij të parë komike në Mars 2020, pasi u pushua nga puna në fabrikë në ditët e para të pandemisë COVID-19. Shprehjet ikonike të fytyrës dhe gjuha e trupit të Lame (videot e tij zakonisht nuk përfshijnë dialog) kanë lejuar që përmbajtja e tij të ketë tërheqje mbarëbotërore. Ai u shpreh se:

Unë jam i pasionuar për t’i bërë njerëzit të qeshin që nga fëmijëria dhe i jam mirënjohës TikTok-ut që më ofroi një skenë globale për të ndarë pasionin tim me pjesën tjetër të botës. Do të vazhdoj të punoj drejt ëndrrave të mia, duke e ditur se mund të mbështetem. Faleminderit dhe ju dua të gjithëve!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE