Volkswagen merr vendimin se duke filluar nga 2024 nuk do të jenë më në shitje këto mjete rrugore!

vovalbania August 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Volkswagen merr vendimin se duke filluar nga 2024 nuk do të jenë më në shitje këto lloj makinash!

Gjatë këtyre viteve fokusi është kthyer tek makinat elektrike dhe Norvegjia ka qenë një prej shteteve pjesë e këtij super revolucioni. Kanë bërë disa politike vërtet miqësore për blerësit e këtyre makinave, e ndoshta edhe duke e dëmtuar pak ekonominë, gjë që solli shkurtimin e disa stimujve. Megjithatë edhe importuesi zyrtar i Volkswagen është i gatshëm që ta ndërmarr hapin e radhës.

Volkswagen do të ndalojë shitjen e modeleve me benzinë, naftë dhe atyre hibride nga 1 janari i vitit 2024. Kjo ndodhë dy vite të plota para planit drastik të Norvegjisë për të shitur vetëm makina elektrike nga fundi i vitit 2025. Kjo do të thotë se norvegjezët nuk do të mund të blejnë më modele të tjera të Volkswagen pos atyre nga familja e ID. Kjo lëvizje nuk është edhe aq kontroverse sa pritej të ishte, plani zyrtar për ndalimin e shitjeve të të gjitha makinve që bëjnë emetimin e gazrave duke filluar nga viti 2025 ka marrë mbështetje të madhe nga populli, raporton Arena EV.

Deri tani, rreth 18 % të makinave të pasagjerëve në rrugët norvegjeze janë elektrike, dhe duke u bazuar nga Instituti i Ekonomisë së Transportit, jo më larg se viti 2036, ajo shifër do të shkojë në 50 për qind. Dhe kjo do të ndodhë vetëm nëse qeveria nuk i ndryshon stimujt aktual.

Momentalisht Norvegjia ofron zero TVSH mbi të gjitha makinat elektrike, por kjo do të ndryshojë së shpejti. Nga viti i ardhshëm, simulimi nuk do të jetë më në dispozicion, gjë që do të thotë se një ngritje e menjëhershme prej 25% do të ndodhë. Është vlerë e madhe monetare – po flasim për një mesatare të ngritjes së çmimit prej 10,000 eurove për blerësit e zakonshëm.

Deri tani këtë vit, Volkswagen ka shitur vetëm pak më shumë se 6,900 makina elektrike në Norvegji, shifër kjo e cila përbën 81 % të shitjeve të përgjithshme, teksa modeli më i shitur ishte ID.4, me 5,400 njësi të shitura. Audi ka shifra edhe më të mëdha, 97 %e të gjitha makinave të shitura ishin elektrike. Teksa Hyundai dhe Nissan nga totali i makinave të shitura, 90 % prej tyre ishin elektrike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47798 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE