Nuk pëlqehej nga tifozët e futbollistit, vidhet statuja ‘ogurmirë’ e Erling Haaland!
Një statujë e futbollistit të talentuar Erling Haaland, e punuar në një trung 100-vjeçar, është vjedhur së fundmi në Norvegji. Ajo është hequr me një vinç natën dhe është larguar nga qyteti i Bryn. Statuja, që në fakt nuk pëlqehej nga tifozët e futbollistët ishte programuar që të dilte në ankand. Statuja, që kishte kushtuar 10 mijë paund, do të shitej në ankand dhe paratë e grumbulluara do të shkonin për financimin e një spitali në Tanzani.
Statuja përshkruan lojtarin e Manchester City-t të veshur me fanellën norvegjeze me numrin ikonë 9. Në këmbët e tij, një top dhe trofeun DFB Pokal që ai fitoi me Borussia Dortmundin përpara transferimit të tij te skuadra e Pep Guardiolës. Ideja për të përjetësuar Haaland në këtë mënyrë erdhi nga biznesmeni Tore Sivertsen, i cili investoi 12,000 € për të porositur statujën edhe pse edhe ai më në fund pranoi se ishte shumë e shëmtuar.
Dy javë më parë, vepra e skulptorit të drurit, Kjetil Barane u vendos në vend dhe planet e Sivertsen përfshinin një ankand që supozohej të financonte një spital në Tanzani, por gjithçka u shkatërrua pas zhdukjes së papritur të tij. Duhet të theksohet se shëmbëlltyra ishte bërë nga një trung qindra vjeçar dhe se skulptorit iu desh një vit për të përfunduar projektin.
Në deklaratat e bëra nga tabloidi britanik ‘The Sun’, Sivertsen ka mbrojtur skulpturën e Haaland si një vepër arti pavarësisht se nuk i ngjan shumë futbollistit norvegjez. “Ne të gjithë jemi jashtëzakonisht krenarë për Erling. Mendova se kjo statujë do e nderonte.’