E qëlloi me grushta, polici plagos djalin e kolegut me armën e shërbimit. Reagon Policia: Ja çfarë ndodhi!

vovalbania December 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E qëlloi me grushta, polici plagos djalin e kolegut me armën e shërbimit. Reagon Policia: Ja çfarë ndodhi!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në qytetin e Fierit.

Mësohet se gjatë një konflikti me patrullën e policisë në qendër të qytetit, një person ka mbetur i plagosur.

Paraprakisht bëhet me dije se një nga efektivët e policisë që po patrullonte është konfliktuar me një shtetas.

Pasi grindja ka agravuar efektivi i policisë së patrullës me inicialet Sh.J. ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka plagosur të riun me të cilin u përfshi në konflikt.

Raportohet se ai ka qëlluar djalin e një tjetër efektivi policie, i cili është transportuar me urgjencë në spital dhe për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për  jetën.

Policia ka shoqëruar efektivin dhe të gjitha veprimet po kryhen nga AMP për të shmangur konfliktin e interesit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 19:20, në vendin e quajtur “Ish globi”, në qendër të qytetit të planizuar me shërbim, shërbimet e Policisë kishin bllokuar një segment rrugor për zhvillimin e një koncerti.

Shtetasi D. B, 26 vjeç duke drejtuar një automjet tip “Volksëagen” është afruar te punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të futet në rrugën e bllokuar.

Punonjësit e Policisë nuk e kanë lejuar të futet brenda perimetrit të sigurisë dhe në atë momentet shtetasi D. B.,  ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar me grushte në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në gojë.

Inspektor Sh. J., në kushtet e vetëmbrojtjes ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur në këmbë shtetasin D. B.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë të cilët kanë dërguar menjëherë për në spital për ndihmë mjekësore shtetasin D. B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë është shoqëruar në spital për ndihmë mjeksore dhe punonjësi i Policisë, shtetasi Sh. J. dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Të gjitha veprimet po kryhen nga Agjensia e Mbikëqyrjes Policore në drejtimin e Prokurorisë për shmangur konfliktin e interesit.

Në përfundim të veprimeve hetimore, AMP do të japi informacion të zgjeruar në lidhje me këtë ngjarje.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48902 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE