I komentoi peshën, Ronela Hajati i kthen përgjigjen “epike” fansit
Pavarësisht se është një nga artistet më të suksesshme të tregur muzikor shqiptar, madje kohët e fundit edhe atij ndërkombëtar, Ronela Hajati sërish përballet me komentet jo edhe aq dashamirëse të disa fansave, që në fakt nuk kanë lidhje me punën e saj, por me pamjen e jashtme.
Kur nuk i komentojnë faktin që është “single”, që meqë ra fjala është totalisht zgjedhje personale ë këngëtares, e “gjykojnë” për peshën, gjë që sërish është e gabuar në çdo lloj kuptimi. Por fatkeqësisht të jesh i famshëm dhe i ndjekur në Instagram, i ka edhe këto “efekte anësore”. Kështu së fundmi, në një prej fotove që Ronela ka postuar nga plazhi ka marrë edhe këtë koment:
Siç mund ta shihni, përgjigja e këngëtares është epike dhe sigurisht plot me ironi; siç Ronela bën shpesh në këtë rrjet social. Pra, lëreni si muhabet edhe këtë punën e komenteve.