Fshatra të tëra janë zhdukur përgjithmonë nga harta, 40% e Pakistanit nën ujë!

vovalbania August 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fshatra të tëra janë zhdukur përgjithmonë nga harta, 40% e Pakistanit nën ujë!

“Përreth meje shoh vetëm ujë, ujë dhe ujë pafund. Nuk ka tokë të paprekur nga uji”. Këto janë fjalët e ministrit të Jashtëm të Pakistanit, Bilawal Bhutto Zardari, për të përshkruar situatën në vendin e tij, e cilësuar nga ekspertët e vendit aziatik si “një katastrofë e paparë”. Kur ujërat që kanë përmbytur vendin të fillojnë të tërhiqen, do te tregojnë një peisazh tërësisht ndryshe nga ai i qershorit, kur filluan shira të rrëmbyera që nuk kanë braktisur vendin deri pak ditë më parë, duke përmbytur pothuajse një të tretën e vendit, si të thuash një territor më i madh se Britania e Madhe.

Bilanci tragjik flet për më shumë se 1 mijë viktima dhe mijëra të plagosur, por dëmet ekonomike mendohet se do të kenë pasoja të rënda në vitet në vijim. Sipas përllogaritjeve fillestare, janë rreth 30 milionë persona që praktikisht kanë humbur gjithçka, duke filluar nga shtëpia, bizneset, të mbjellat dhe bagëtitë e tyre, ndërkohë që fshatra të tëra janë zhdukur përgjithmonë nga harta. Ekspertët e ambientit kishin paralajmëruar për tragjedi të ngjashme, jo vetëm për shkak të ndryshimeve klimaterike, por edhe për ndërtimet e shumta abuzive në zonat më të goditura.

Rikujtojmë, se para dy ditësh Qeveria e Pakistanit shpalli emergjencë kombëtare pasi rreth 1.000 persona humbën jetën dhe më shumë se 30 milionë mbetën të pastrehë për shkak të përmbytjeve si rezultat i shirave të rrëmbyeshëm që kanë përfshirë kombin e Azisë Jugore.

Zyrtarët në Pakistan kanë thënë se gjatë këtij viti vërshimet kanë prekur mbi 33 milionë banorë, një në shtatë pakistanezë duke shkatërruar apo dëmtuar rëndë pothuajse 1 milion shtëpi. Autoriteti Kombëtar për Menaxhimin e Fatkeqësive tha se mbi 2 milionë hektarë të mbjella me produkte bujqësore janë shkatërruar plotësisht, 3.451 kilometra rrugë janë shkatërruar dhe 149 ura janë shembur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE