Xhensila ndan me ndjekësit një moment shumë të ëmbël të Besit dhe Ajkës!

vovalbania August 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Xhensila ndan me ndjekësit një moment shumë të ëmbël të Besit dhe Ajkës!

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Pas një pauze prej pak muajsh Xhensila vendosi që të kthehet me dy projekte të reja muzikore, një solo të quajtur ‘Ale ale’ dhe një në bashkëpunim me producentin Elgit Doda.

Më 1 shtator të vitit 2017 Xhensila dhe Besi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë dhe shijuan një muaj mjalti ashtu siç ndodh vetëm në ëndrra. Ndërsa në korrik të 2018-ës, çifti u bënë prindër për herë të parë. Aktori dhe këngëtarja u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Ajka.

Prej shumë vitesh tanimë dyshja janë kudo bashkë edhe pse kohëve të fundit të shoqëruar nga vajza e tyre Ajka. Së fundmi, vetë artistja ka ndarë me një video që padyshim mban ‘kurorën’ për video-n më të ëmbël për ditën e sotme. Teksa ka treguar vogëlushen e saj e cila luan me të atin në pishinë, Xhensila na i ka bërë ‘sytë zemra’ me këtë moment kaq të ëmbël.

E ftuar në një nga episodet e “A Live Night” ishte Xhensila Myrtezaj, në një rrëfim të jashtëzakonshëm të saj. Shumë e sinqertë dhe pa filtra, Xhensila rrëfeu për jetën e saj profesionale, nga hapat e parë në muzikë deri të vështirësitë dhe sakrificat e shumta, teksa na tregoi edhe më tepër për jetën personale, dashurinë e saj për Besin, dhe njeriun më të shtrenjtë pikërisht Ajkën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65142 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE