“Arrest me burg” Arsen Muskurtit, vrau vëllanë dhe kunatën në Tiranë!

vovalbania September 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Arrest me burg” Arsen Muskurtit, vrau vëllanë dhe kunatën në Tiranë!

Lihet në burg Arsen Muskurti, autori i vrasjes së dyfishtë të 30 gushtit pranë Rrugës së Kavajës në Tiranë. Gjykata Penale pranoi kërkesën e Prokurorisë për “Arrest me burg” për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Vrasje në rrethana familjare të 2 personave”. Në sallën e gjyqit, Arsen Muskurti përshëndeti me dorë mediat e gjatë seancës, pranoi se vrau vëllanë dhe kunatën.

Avokati i tij u shpreh se armën e kishte me leje dhe u vetëdorëzua në komisariat, duke hedhur poshtë deklaratën e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi se “në bashkëpunim me forcat RENEA, forcat policore vunë në pranga autorin, në kohë rekord”. Po sipas avokatit, Arsen Muskurti ishte në gjendje të rëndë psikologjike e merrte mjekime. 38-vjeçari pretendon se policia i shpërfilli kallëzimet e tij ndaj viktimave.

Dy ditë më parë, Arsen Muskurti qëlloi për vdekje vëllanë e tij dhe bashkëshorten brenda agjencisë turistike në pronësi të viktimave, në rrugën “Islam Alla”. Familjarë të Dritan dhe Nora Muskurtit hodhën akuza ndaj policisë se nuk e parandaloi krimin. Sipas tyre, dy të vrarët u kërcënuan me armë katër ditë para ekzekutimit dhe dërguan pamjet në Polici, por se nuk u mor asnjë masë. Ditën e sotme janë hapur dyert e mortit në banesën ku jetonin viktimat.

Miqtë dhe familjarët e vëllait të vrarë treguan se Arseni ishte i dhunshëm e më herët kishte rrahur fizikisht një person nga Kukësi.

Fillimisht, Arsen Muskurti debatoi me Dritanin dhe gruan e tij Nora në biznesin e këtyre të fundit. Pas debatit i qëlloi për vdekje me pesë plumba. Ishte njëra prej dy grave të tij, e cila para hetuesve rrëfeu vendin ku babai i 7 fëmijëve fshehu pistoletën, duke iu dhënë kodin e kasafortës, jo shumë larg vendit të vrasjes. Mësohet se autori i detyrohej viktimës një borxh prej 150 mijë eurosh, për të cilin kishte edhe një proces gjyqësor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49333 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE