Redon Makashi i ka dhënë fund beqarisë? Balerina tregon raportin me këngëtarin: Unaza është kthyer. Ja e vërteta ime

vovalbania November 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Redon Makashi i ka dhënë fund beqarisë? Balerina tregon raportin me këngëtarin: Unaza është kthyer. Ja e vërteta ime

Lajmi se Redon Makashi, beqari i përjetshëm i skenës shqiptare i kishte dhënë fund beqarisë bëri xhiron e rrjetit. Kjo pasi këngëtari u shfaq në krah të balerinës së njohur Rexhina Cuko teksa kjo e fundit tregonte nga kamera unazën në gishtin e fejesës.

Nuk vonoi shumë dhe këngëtari sqaroi me anë të një statusi në rrjetet sociale se nuk ka asnjë lidhje me personin që shfaqet në krah të tij. Ditën e sotme ka reaguar për herë të parë edhe protagonistja tjetër, balerina Rexhina Cuko.

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ajo ka deklaruar se raporti mes tyre ka qenë i vërtetë dhe të dy kanë vendosur ta çojnë lidhjen në një tjetër nivel duke vendosur unazat.

Por Rexhina shprehet se pas qarkullimit të lajmit nëpër portale, ka qenë Redoni ai që ka reaguar duke e përgënjeshtruar lajmin dhe shprehet se është habitur nga ky fakt. Rexhina thotë se pas këngëtarit edhe ajo ka bërë një reagim ku flet për raportin e tyre, si detyrim për të sqaruar publikun duke qenë se familjarët e saj nuk janë ndjerë mirë pas reagimit të Redonit.

Ajo thotë se e gjithë kjo situatë është bërë shkak për ndarjen e tyre dhe ajo ka vendosur tí kthejë unazën ish partnerit. Pas sqarimit të situatës, edhe statuset respektive në profilet e secilit prej tyre janë fshirë.

/Vip-magazine.al/

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE