Nëse konsumoni djathë para gjumit përjetoni makthe gjatë natës?! Flasin ekspertët!

vovalbania September 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nëse konsumoni djathë para gjumit përjetoni makthe gjatë natës?! Flasin ekspertët!

Thuhet se nëse konsumoni djathë para se të flini, do të kaloni një natë të gjatë me ëndrra të frikshme. Madje do të keni edhe makthe gjatë natës. Por sipas shkencës, ky mit nuk është plotësisht i vërtetë, pasi është realizuar një studim me 200 njerëz të cilët kanë ngrënë djathë para se të shkonin në shtrat. 75% e pjesëmarrësve janë shrehur se kanë kaluar një natë të qetë, edhe pse kanë parë ëndrra më të çuditshme se zakonisht.

Gjithsesi, me sa duket, ndikon edhe lloji i djathit që konsumojmë. Ata që kishin ngrënë djath blu kishin parë ëndrrat më të pazakonta. Të gjitha këto gjëra të çuditshme gjatë kohës së gjumit ndodhin sepse djathi përmban disa përbërës, duke përfshirë tryptaminë dhe tyraminë, të cilët besohet të ndikojnë në sistemet kimike të trurit. Në thelb, kjo do të thotë se derisa djathi nuk është provuar se ju jap makthe, ai ndikon në atë që ju ëndërroni.

Prandaj kujdes, mendohuni mirë se çfarë djathi do të konsumoni përpara se të flini. Ndërsa shumë njerëz i interpretojnë ëndrrat si një mesazh që na dërgohet nga nënndërgjegjja, në fakt, ato mund të tregojnë gjendjen e shëndetit tonë. Ekspertët nga Qendra e Ciklit të Gjumit (SÇ) thonë se ëndrrat mund t’ju paralajmërojnë për një çrregullim të rrezikshëm të gjumit. Kjo ndodh sepse truri përpunon në mënyrë të pandërgjegjshme simptomat fizike të disa sëmundjeve, të cilat manifestohen përmes ëndrrave.

Ndërkaq, qetësia para gjumit është një prej gjërave më të vështira, sidomos nëse vazhdon të bësh kontrollin e fundit të Instagramit apo edhe duke menduar për gjërat që do të bësh nesër. E beson ose jo, relaksi është një proces i lehtë natyral. Ja cilat janë 3 pije qetësuese që të çlodhin para se të flesh. E para gjë që mund të të qetësojë është një çaj limoni me mjaltë. Mjalti qetëson fytin dhe limoni është i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë të tjerë. Të dyja bashkë qetësojnë stomakun. Sa herë ndihesh e shqetësuar para gjumit, kjo është zgjidhja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 57798 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE