Brukseli zyrtar autorizon vaksinat e reja Pfizer/BioNTech dhe Moderna!

vovalbania September 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Brukseli zyrtar autorizon vaksinat e reja Pfizer/BioNTech dhe Moderna!

Komisioni Europian autorizon përdorimin e dy vaksinave anti-COVID, të përshtatura për të ofruar mbrojtje kundër variantit Omicron që aktualisht po dominon në Europë. Njoftimin e jep eurokomisionerja e Shëndetësisë, Stella Kyriakides, pasi më parë Agjencia Europiane e Barnave (EMA) miratoi përdorimin e vaksinave të prodhuara nga kompanitë Pfizer/BioNTech e Moderna.

Përmes një deklarate, agjencia e medikamenteve me seli në Amsterdam të Holandës thekson:

Këto vaksina janë versione të përshtatura të atyre origjinale Comirnaty (Pfizer/BioNTech) dhe Spikevax (Moderna) të cilat synojnë nënvariantin Omicron BA.1, krahas variantit origjinal të SARS-CoV-2”-shit.

Ndërsa në Gjermani BA.1 po zbehet, autoritetet besojnë se vaksina e re gjithashtu do të ofrojë mbrojtje më të mirë kundër nënvariantit BA.5 që aktualisht mbizotëron.

Më herët, një komitet ekspertësh i EMA-s vuri në dukje se vaksinat origjinale nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna ende janë efektive në parandalimin e sëmundjeve të rënda të lidhura me COVID-19 e do të vazhdojnë të përdoren në fushatat e vaksinimit në Bashkimin Europian.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach përshëndeti vendimin e EMA-s për miratimin e vaksinave përforcuese për moshat mbi 12-vjeç, duke e quajtur “hap kuantik në luftën kundër pandemisë”.

Vaksinimet me vaksinat e reja pritet të fillojnë javën e ardhshme në Gjermani. Tani është koha më e mirë për të mbyllur boshllëqet e vaksinimit.

Vendimi i EMA-s lidhet me aplikimet nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për miratimin e të ashtuquajturave vaksina bivalente mRNA, të cilat synojnë të ofrojnë mbrojtje kundër variantit origjinal Sars-CoV-2 e po ashtu, ndaj nënvariantit Omicron BA.1.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48567 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE