Sapo ndahet nga e fejuara, ajo fiton 61 milionë paund në lotari!

vovalbania September 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sapo ndahet nga e fejuara, ajo fiton 61 milionë paund në lotari!

Daniel White mund të konsiderohet si burri më i pafat në botë. Historia e tij nis në vitin 2016-të, të cilin ai ka pranuar ta rrëfejë për mediat britanike pas 6 vitesh. Daniel White një lojtar i njohur regbije në Britani e njohu dashurinë e jetës së tij Courtney, kur ata ishin ende adoleshentë.

Por dy vite më pas Daniel vendos të ndahet nga e fejuara e tij, me pretendimin se nuk ishte më i dashuruar, por pa e ditur s çfarë do t’i ndodhte disa muaj më pas. Pikërisht 6 muaj pas ndarjes me të fejuarën Daniel dëgjon se motra e Courtney kishte fituar 61 milionë paund në lotarinë “EuroMillions” dhe kishte vendosur që këtë shumë ta ndante me gjithë familjen e saj.

“Edhe unë mund të kisha qenë atje. Telefoni im u çmend atë ditë. Më kanë shkruar shokët nëse fillova të qaja kur e mora vesh. Vura duart në kokë. Jam i lumtur për ta, por sigurisht ndjej se edhe unë mund të kem qenë pjesë e asaj fitoreje”,-tha Danieli. Ndërkaq, një burrë nga Glasgou i Skocisë fitoi 3 milionë paund në lotarinë “EuroMilions”, por paratë nuk i ndau me asnjë nga dy djemtë e tij.

Në shenjë hakmarrjeje dy djemtë i shkatërruan makinën me çekiç. Alex Robertson i cili punonte shofer fitoi një çmim prej 3 milionë paund në vitin 2012. Robertson ishte pjesë e një sindikate prej 12 shoferësh që kishin luajtur një biletë lotarie së bashku dhe fituan një çmim prej 38 milionë paundësh. Më pas çmimi u nda mes tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE