Shokon Ina Kollçaku: “Në Dancing With The Stars do kërceja nudo…”

vovalbania September 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shokon Ina Kollçaku: “Në Dancing With The Stars do kërceja nudo…”

E ftuar sot në “Live From Tirana” ishte Ina Kollçaku, një nga konkurrentet e DWTS. Ajo përshkroi emocionet e saj dhe tregoi se si po e pret këtë eksperiencë të re! Si i duken provat, si do të jetë kërcimi i parë i saj, këto e shumë të tjera i zbuloi sot Ina në TAR.

Është shumë aktive, intensive. E kam marrë shumë seriozisht. Nuk e kisha shumë me frikë fizikisht. Ështe e vështirë patjetër. Kërcimi im i parë është shumë intensiv. Po mësoj edhe terminologjinë paralelisht me koreografinë.

Por sa do guxonte Ina në DWTS?! Ja si shprehet ajo:

Unë mendoj se do shkaktoj zhurmë. Nuk e kam problem lakuriqësinë. Patjetër që do kërceja nudo, por nuk besoj se do e lejojë patenta. I thashë Eltionit do kërceja edhe me një gjethe para. Nuk kam limite si personazh.

Më tej, ajo sqaroi edhe lidhur me raportin e Eltionit dhe Ilir Shaqirit i cili do jetë kryetar i jurisë.

Eltioni e ka sqaruar pjesën me Ilirin. Ka qenë i lënduar. Ai praktikisht shprehu diirin. Ka qenë i lënduar. Ai praktikisht shprehu diçka që mund ta ketë lënduar. Është një nga balerinët më të mirë në Shqipëri, më i miri në kontemporane. Është shumë gazmor dhe do përpiqem shumë që këtë pjesën e tij ta nxjerr. Do mundohem që njerëzit ta njohin, sepse nuk kanë arritur ta njohin të depërtojnë te energjia e mirë.

Po në BBV, a do merrte pjesë Ina?!

Si konkurrente jo. Prezantuese nuk e kam ambicie. Unë dua të jap mendimin tim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50972 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE