Njihuni me vendet më inteligjente në botë, Japonia kryeson!

vovalbania September 04, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Njihuni me vendet më inteligjente në botë, Japonia kryeson!

Testi ndërkombëtar i IQ-së (ose Koeficienti i Inteligjencës) është përdorur prej më shumë se një shekulli nga komuniteti psikologjik, si një matës relativisht i besueshëm i inteligjencës.

Ky test është krijuar për të matur aftësitë konjitive të një personi, përfshi aftësitë e tij për të zgjidhur problemet, të menduarit abstrakt dhe njohuritë e përgjithshme.

Të dhënat e reja të mbledhura nga kompania finlandeze Ulster Institute, konfirmuan edhe një herë se Japonia është ende një nga vendet më inteligjente në botë.

Rezultatet konfirmojnë se japonezët janë shumë të aftë në zgjidhjen e problemeve dhe në vendimmarrje.

Përparimi teknologjik i Japonisë mendohet të jetë një faktor i rëndësishëm për këtë.

Vendi ka dhjetëra kompani lider në botë në një sërë industrish si elektronika, prodhimi i automobilave apo farmaceutika. Në fakt, Japonia shpesh konsiderohet si lideri global në inovacionin teknologjik.

Një fuqi tjetër thelbësore e Japonisë është sistemi arsimor. Universitetet japoneze janë ndër më të njohurat dhe shumë prej tyre gjenden të renditura ndër institucionet me performancën më të lartë në botë.

Këto janë 25 shtetet me IQ-në më të lartë në vitin 2022:

1-Japonia
2-Tajvani
3-Singarpori
4-Hong Kongu
5-Kina
6-Koreja e Jugut
7-Bjellorusia
8-Finlanda
9-Liechtenstein
10-Gjermania
11-Holanda
12-Estonia
13-Luksemburgu
14-Macau
15-Kambodia
16-Kanadaja
17-Australia
18-Hungaria
19-Zvicra
20-Mbretëria e Bashkuar
21-Groenlanda
22-Korea e Veriut
23-Sllovenia
24-Zelanada e Re
25-Austria

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48923 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE