Shpërthim në fabrikën e peshkut në Greqi, humbin jetën tre punëtorë, mes tyre një shqiptar!

vovalbania September 04, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shpërthim në fabrikën e peshkut në Greqi, humbin jetën tre punëtorë, mes tyre një shqiptar!

Dy të vdekur dhe një i plagosur është bilanci tragjik i një shpërthimi të ndodhur në një rezervat dhe punishte konservash peshku në Prevezë, në zonën Hohla Fanariou.

Sipas informacioneve të para, sa u përket viktimave dyshohet se janë një grek 39-vjeçar dhe një minoritar nga Shqipëria 40 vjeç, që kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër është dërguar me ambulancë në Janinë, pasi ka plagë të rënda në kokë.

Shkaqet e ngjarjes tragjike janë duke u hetuar nga autoritetet.

Gjithçka ka ndodhur brenda pak minutash, ndërsa informacionet e para flasin për një shpërthim të bombulës me oksigjen gjatë procesit të saldimit në punimet që po kryheshin.

Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka nxjerrë nga banesat banorët e zonave përreth. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat , zjarrfikëset dhe forcat policore që kanë izoluar zonën .

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE