Tha se do të ndiqte “rregullin” e Leo DiCaprios për vajzat që do të dilte, Afrona Dika ironizon Bleron

vovalbania September 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tha se do të ndiqte “rregullin” e Leo DiCaprios për vajzat që do të dilte, Afrona Dika ironizon Bleron

Në mesin e thashethemeve se është ndarë nga Afrona Dika, Blero bëri një postim ku shprehej se do të ndiqte “rregullin” e aktorit Leonardo DiCaprio: Të mos shoqërohet me femra mbi 25 vjeç. Aktori hollivudian ka qenë mjaft i përfolur së fundmi për ndarjen nga Camila Morrone, pak pasi bëri 25 vjeç.

“Po më pëlqen shumë rregulli i Leonardo DiCaprios. 23-25, asnjë ditë më të vjetër. Ky është vëllai im”- shkruante Blero, teksa Afrona pak kohë më parë festoi 30 vjetorin e lindjes. Ndërkohë, pak ditë pas këtij statusi, Afrona ka bërë një postim që duket si një thumb ndaj ish partnerit të saj.

Fotoja tregon një njeri që largohet nga zona e komfortit për tu rritur edhe pse ekspozohet ndaj shumë rreziqeve. “Hidhu”, shkruhej krah fotos. Kjo është parë si një mesazh i drejtpërdrejtë ndaj ish burrit të saj, me të cilin u martua në shtator të vitit 2019.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48813 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE