Ndërkohë që juve ju frikëson martesa aktorja Patsy Kensit është duke shkuar drejt altarit për herë të pestë!

vovalbania September 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndërkohë që juve ju frikëson martesa aktorja Patsy Kensit është duke shkuar drejt altarit për herë të pestë!

Aktorja e njohur Patsy Kensit thuhet se do të martohet për herë të pestë pasi u fejua fshehurazi me të dashurin e saj prej vetëm pesë javësh. 54-vjeçarja, i tha ‘PO’ partnerit të ri Patrick Cassidy. Kjo vjen tre muaj pasi ajo la të kuptohet se nuk do të martohej më dhe pasi pretendoi se kishte pasur vetëm ‘dy martesa të rëndësishme’ me Jim Kerr dhe Liam Gallagher. Një mik i tyre tha se:

Të dy, Patsy dhe Patrick janë të ngjashëm dhe ndihen shumë mirë. Ata janë prej disa javësh së bashku dhe ndihen shumë mirë me njëri-tjetrin. 

Aktorja u njoh me të dashurin e saj të fundit, një zhvillues pronash multi-milioner, përmes miqve të përbashkët. Në një emision në qershor, ajo zbuloi se i konsideron të rëndësishëm vetëm baballarët e fëmijëve të saj, duke bërë shaka se kishte lidhur martesë me të gjithë ata me të cilët kishte dalë.

Ajo tha:

Epo, unë u martova me të gjithë të dashurit e mi, kështu që kjo ishte diçka që kam mësuar se nuk duhet ta bëj. Unë nuk mund t’i ndryshoj rregullat e ligjit por kam qenë me Jim-in dhe babanë e Lennon për vite, kështu që i konsideroj si dy martesat e mia të rëndësishme.

Rikujtojmë, se martesa e saj e dytë ishte me Jim Kerr ishte nga viti 1992 deri në 1996, me të cilin ndan djalin James dhe e treta me Liam Gallagher. Martesa e saj e parë me muzikantin Dan Donovan përfundoi në vitin 1991, ndërsa e katërta ishte me DJ, Jeremy Healy.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48799 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE