Gara për kreun e ri të SPAK, ende asnjë kandidat zyrtar për të zëvendësuar Arben Krajën

vovalbania September 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gara për kreun e ri të SPAK, ende asnjë kandidat zyrtar për të zëvendësuar Arben Krajën

Si prokurore në SPAK, ata janë të gjithë të mbështetur nga amerikanët. Por se kush do ta marrë timonin e Prokurorisë Antikorrupsion, deri në mesin e muajit dhjetor do të jetë një ushtrim për t’u zgjidhur më tepër nga ata që pas kuintave do të bëjnë fushatën për pretendentët.

16 prokurorët e SPAK kanë kohë deri në fund të tetorit për të shprehur ambicien e tyre sipas thirrjes që bëri KLP për hapjen e garës.

Ndonëse jo zyrtarisht, qarkullojnë emra kandidatësh si prokurorët speciale, Edvin Kondili, Adnand Xholi dhe Klodian Braho, deri më tani asnjëri prej tyre nuk e ka konkretizuar synimin për kryeprokuror SPAK-u, duke paraqitur letërmotivimin në KLP.

Sipas ligjit, Arben Kraja e ka të ndaluar të shfaqë kandidaturën, pasi mandati i tij tre vjeçar si kryeprokuror nuk mund të ripërsëritet. Por ai mund të vazhdojë edhe për 6 vjet të tjera si prokuror i posaçëm aq sa e ka mandatin një prokuror, pra prej 9 vitesh.

Si prokuroria më e rëndësishme në vend, për të cilën ka pritshmëri të larta, pritet që edhe ndërkombëtarët të shprehen me mënyrën e tyre për më të preferuarin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65119 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE